E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrihet konsensusi, drafti kundër imunitetit më 6 gusht

Dy relatorët, demokrati Edi Paloka dhe socialisti, Pandeli Majko, arritën kompromisin në këtë drejtim, duke bërë që heqja e imunitetit të votohet më 6 gusht.

Mazhoranca pretendon se ka pranuar rreth 90% të propozimeve të Partisë Socialiste. “Kemi pranuar 90% te propozimeve te PS për çështjen e imunitetit me qëllim që në 6 gusht ta votojmë këtë draft për të cilin është rënë dakord përfundimisht mbrëmë mes meje dhe zotit Majko. Unë nuk përfaqësoj Palokën, por PD-në dhe shpresoj që PS të respektojë dhe ruajë dinjitetin e zotit Majko e të votojë në 6 gusht”, deklaroi Paloka.

Relatori i PS-së, Pandeli Majko, tha në mbledhjen e grupit, se me këtë draft merr fund kapitullit. “Sot, ne paraqitemi jo me një kompromis, por sepse ky debat iu përgjigj frymës që kërkuam. Kushtetuta nuk është pronë e një partie, por e publikut dhe kjo është diskutuar në 48 orë diskutime në selinë e Kuvendit. Sot ne kemi një dokument të pranuar, e cila përfundimisht mbyll historinë e kapitullit të imuniteteve në Shqipëri. Unë mendoj se procesi i ndryshimit kushtetues, nuk është një proces i cili mund të diskutohet dosido”, theksoi ai. Majko shtoi se opozita kërkon një sistem balancues. /Start/

                                                                                             2012-07-24 12:44
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›