31 të shtëna topi për Nishanin në krye të Presidencës

21 të shtëna topi do të shoqërojnë ceremoninë, përgatitjet për të cilën kanë nisur prej ditësh. Janë rreth 50 të ftuar që do të marrin pjesë në marrjen e postit të Presidentit të ri.
Ceremonia do të nisë në orën 19:00 të mbrëmjes. Në ceremoni do të mungojë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndërsa kjo parti do të përfaqësohet me një grup deputetësh. Rreth orës 19:30 minuta, Presidenti në ikje, Bamir Topi, do t’i dorëzojë Nishanit dosjet e mbetura për shqyrtim.
Në ceremoni pritet të jetë edhe kryeministri Sali Berisha dhe thuajse të gjithë zyrtarët e Partisë Demokratike. E gjithë ceremonia do të zhvillohet në pjesën e jashtme dhe të brendshme të Presidencës, gjithnjë nëse moti do të jetë i mirë, pasi janë parashikuar reshje shiu. Bujar Nishani u zgjodh pasditen e 11 qershorit me 73 votat e mazhorancës, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.
Ndërkohë, nga ora 17.00 deri në orën 22.00, para Presidencës do të bllokohet qarkullimi u automjeteve. Policia e Tiranës bëri me dije se duke filluar nga ora 06.00 – 22.00 ndalohet parkimi i automjeteve në të dy krahët përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” duke filluar nga Ura e Lanës deri tek sheshi “Nënë Tereza” Tiranë. Gjithashtu, ndalohet parkimi i automjeteve ne te dy krahët e rrugës “Abdyl Frashëri” duke filluar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i rrugës “Ibrahim Rugova” (Librit Universitar). Gjithashtu, ndalohet parkimi i automjeteve në Sheshin “Nenë Tereza”. /Start/
2012-07-24 10:51