E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani dekoron ish- Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Donald Ramsfeld

donldIsh- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, nis sot axhendën e takimeve në Tirane. Ai mbërriti dje në Tiranë me ftesë të kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ndërkohë sot paradite do të zhvillohet një ceremoni dekorimi në Presidencë për ish- zyrtarin e lartë amerikan e më tej edhe një bashkëbisedim për NATO-n dhe sfidat e saj.

Në axhendë është parashikuar edhe një takim me Kryeministrin Berisha dhe ministrin Mediu.

Pasdite do të jetë një ceremoni e promovimit të librit të tij, të botuar në shqip. Zoti Ramsfeld është një prej mbështetësve kryesorë të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, si dhe një prej miqve të shumtë të Shqipërisë në arenën politike ndërkombëtare, thuhet në njoftimin për shtyp të Partisë Republikane./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›