E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Mos u mashtroni nga Rama për legalizimet, do u thotë shkoni nga erdhët

berisha ne rrashbullKryeministri Sali Berisha, i pranishëm gjatë inaugurimit të rikonstruksionit të Rrugës së Dibrës, realizuar nga Bashkia e Tiranës, iu tha banorëve të mos mashtrohen nga premtimet për legalizim të Edi Ramës, pasi sipas tij, ai vetëm mashtron për votat.

Nëse në 11 vjet ka pasur qytetarë të ndëshkuar sa i përket pronës, kanë qenë tironsit dhe ke qenë ti që ndoqe këtë politikë. Dy fjalë u them qytetarëve që kanë banesa për legalizim: vëllezër, Edi Rama është armik për jetë a vdekje i ndërtimeve tuaja, mos u mashtroni prej tij. Sa qe kryetar Bashkie, ju tregoi ruspat, sa qe Ministër Kulture e kryetar Bashkie ju konsideroi ju çeçenë, shpellorë, tha Berisha.

Të gjithëve do u thotë shkoni nga keni ardhur se hallin dhe turizmin do e ndajë me metrin e Koços sipas xhepit. PD për të lehtësuar ju pagesat ka vendosur 70% të paguani me letra me vlerë, por asnjë qeveri në një vend të lirë, asnjë kryeministër, e askurrkush nuk i fal kujt pronën e tjetrit, ska gjykatë që të pranojë që një qeveri të falë pronën e privatit te një privat tjetër, ky është mashtrim amoral që Rama u bën për tu mashtruar për votën e për tu thënë si u tha në Rrashbull se do shkoni nga keni ardhur. Legalizimin do e bëjmë brenda vitit, me çmimet e reja, 70% të vlerës e paguani me letra me vlerë, deklaroi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›