E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ PS: Berisha mashtroi, ka bërë vetëm 1515 kilometra rrugë (VIDEO)

lameAnëtari i grupit të punës për programin në Partinë Socialiste, Artan Lame, tha se kryeministri Sali Berisha mashtron kur thotë se janë ndërtuar 10 mijë kilometra rrugë të të gjitha llojeve në Shqipëri.

Sipas Lames, ata kanë bërë një përllogaritje dhe në total janë ndërtuar 1515 kilometra rrugë.

Kështu, Lame tha se autostrada nuk janë ndërtuar asnjë kilometër. Superstrada me katër korsi janë ndërtuar 135 kilometra. Rrugë kombëtare të reja dhe të rikonstruktuara nga buxheti i shtetit dhe me kredi janë 560 kilometra. Rrugë rurale me 1 ose 2 korsi, të ndërtuara nga Fondi i Zhvillimit Shqiptar janë 680 kilometra, kurse të ndërtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve janë 140 kilometra.

Më pas Lame i ka detajuar.

Autostrada, (rrugë të kategorisë A), të ndërtuara: 0 km. Ato që ne në të folmen e përditshme i quajmë autostrada, jo me standardet Evropiane, por as me Kodin Rrugor të RSH nuk janë të tilla.

Rrugë kombëtare me 4 korsi, (rrugë të kategorisë B), ose superstrada: Gjithsej 135 km. Para një viti Ministri i Transporteve deklaroi: Nuk do të merrem me ato që po investohen, do të merrem vetëm me ato që janë bërë, me punët e kryera. Janë 302 km autostradë, rrugë me katër korsi të kategorisë A.

Ne e sfidojmë publikisht qeverinë dhe kryeministrin, të publikojnë tabelën e tyre të superstradave të ndërtuara në Shqipëri në këto 8 vjet, emër për emër, dhe me gjatësitë përkatëse, tha Lame.

Rrugë kombëtare me 1 dhe 2 korsi, ose rrugë të kategorisë C: Gjithsej 560 km.

Ne e sfidojmë publikisht qeverinë dhe kryeministrin, të publikojnë tabelën e tyre të rrugëve kombëtare të ndërtuara në Shqipëri në këto 8 vjet, emër për emër, dhe me gjatësitë përkatëse.

Në përllogaritjet tona, natyrisht që mund të ketë edhe ndonjë pasaktësi, por që nuk shkon më shumë se 50 apo 100 km gjithsej. Kjo për arsyen e thjeshtë se qeveria ka vendosur një terr informativ të plotë në këtë fushë, tha Lame, duke ironizuar se Shqipëria dixhitale nuk ekziston askund, pasi në portalet e ministrive apo agjencive për këtë çështje nuk ka asnjë informacion, por vetëm sulme mbi kryetarin e opozitës./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›