E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: S`mund të ndryshohen rregullat në gjysmë të lojës. KQZ, e pavarur nga Kuvendi

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka kërkuar nga klasa politike në Shqipëri të respektojnë pavarësinë e KQZ-së.

Në një prononcim për mediat nga Vora, diplomati amerikan ka theksuar KQZ-ja aktuale është e aftë të administrojë zgjedhjet e 23 qershorit.

Një javë më parë ne nxorrën një deklaratë në lidhje me situatën. Dhe duke parë parsysh rëndësinë është që të kuptohet qartë se kush ëhstë pozicionin i SHBA-së. KQZ-ja ka përgjegjësi për oganizimin e zgjedhjeve të 23 qershorit. KQZ-ja është formuar dhe është mandatuar siç duhet dhe ligjërisht. Është institucioni përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye është me rëndësi që të respektohet pavarëisa e këtij institucioni.  KQZ-ja duhet të jetë e lirë nga ndërhyrjet e ndonjë individi apo institucioni dhe kjo duhet të përfshijë edhe Parlamentin. Në momentin që LSI-ja u tërhoq dhe u vendos në koalicion me PS-në pa mëdyshje kjo ka krijuar ndryshim rrethanash përfshirë edhe 89 KZAZ-të dhe kur flasim për kushtet e ndryshuara për këtë bëhet fjalë. Por pozicioni i SHBA-së është që KQZ-ja siç është e përbërë aktualisht ka jo vetëm kapacite por edhe përgjegjësinë që të trajtojë çështjet që do të ngrihet nga administrimi i zgjedhjeve dhe kjo sigurisht përfshin edhe KZAZ-të por nuk kufizohet me këtë.  Me rëndësi është që KQZ-ja të lejohet ë bëjë punës e saj. Qartazi ka nevojë për lëshime dhe ky është thelbi i çdo demokracie funksionale, bërja e lëshimeve.

Gjithashtu ambasadori amerikan theksoi se ndryshimi i rregullave në gjysmë të lojës prek besueshmërinë e shqiptarëve tek zgjedhjet.

Ne kemi thënë në mënyrë të përsëritur së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe pika që ne kemi thënë është një apel ndaj të gjithë insitucione, atyre që janë në qeveri dhe atyre në opozitë që të veprojnë në mënyrë që të rrisin besimin e njerëzve, besimin jo vetëm të rezultateve por edhe në mënyrën që duhet të zhvillohen dhe ky është një apel. Ndryshimi i rregullave në mes të lojës, në mes të procesit është mënyra e gabuar për të ndyshuar besimin që kanë njerëzit shtoi Arvizu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›