Nishani e Berisha mesazh ngushellimi presidentit Obama

Tirana zyrtare ka përcjellur ngushëllimet për popullin amerikanë dhe familjarët e viktimave që humbën jetën në ngjarjet tragjikë në Connecticut. Presidenti Nishani dhe Kryeministri Berisha i dërguan një mesazh ngushëllimi presidentit Barak Obama.
Berisha: Ngjarja ishte mjaft tronditëse Kryeministri Berisha ngushëlloi Presidentin Obama për ngjarjen tragjike në shkollën “Sandy Hook Elementary” në Connecticut. “Ngjarja tragjike në qytetin e Newtown, Connecticut, në të cilën humbën jetën 28 qytetare amerikane prej të cilëve 20 fëmijë të pafajshëm, ishte një lajm tronditës për mua dhe për të gjithë shqiptarët. Duke ju shprehur familjeve të viktimave, popullit amerikan dhe ju Zoti President ngushëllimet me te sinqerta, lutem sëbashku me ju qe shpirtrat e pafajshëm te fëmijëve, viktima te këtij akti te tmerrshëm, te gjejnë paqen e merituar”, theksoi Kryeministri në mesazhin e tij të ngushëllimit.
Nishani: Fjalët nuk mund të shprehin dot atë që ndodh Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nëpërmjet një mesazhi dërguar Presidentit amerikan Barack Obama, shpreh ndjenjën e solidaritetit dhe ngushëllimet për viktimat në Shkollën “Sandy Hook Elementary” të qytetit Neëton në Connecticut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Fatkeqësisht, në këto raste vuajtja është aq e thellë sa që fjalët nuk mund të shprehin dot atë që ndodh. Na mbetet vetëm të shpresojmë që gjëra të tilla nuk do të ndodhin më në shoqërinë njerëzore, e cila po përpiqet gjithmonë e më shumë të përparojë dhe nuk duhet të bjerë kurrë në nivele të tilla tmerri”-theksohet në mesazhin e Presidentit Nishani.
Ngushëllimet e liderëve shqiptarë Liderët shqiptarë kanë përcjellë ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave dhe popullit amerikan. Në mesazhet e tyre drejtuar pesidentit Barak Obama, liderët shqiptarë kanë shprehur tronditjen e tyre lidhur me tragjedinë e ndjeshme në një shkollë të Connecticut, ku u vranë dhjetëra veta, mes tyre rreth 20 nxënës. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin e rëndë për të shtënat në shkollën fillore në Connecticut duke lënë dhjetëra jetë të humbura të fëmijëve dhe familje në dëshpërim. Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të qytetarëve dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të qytetarëve tuaj dhe për dhimbjen shkaktuar familjeve dhe popullit amerikan nga kjo ngjarje e rëndë”, shkruhej në mesazhin e presidentes Jahjaga. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka ngushëlluar sekretaren Clinton për tragjedinë në Konektikat “Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës po bashkëndjejnë dhembjen dhe pikëllimin me familjet të cilat kanë humbur të dashurit e tyre, duke iu bashkuar lutjeve të popullit amerikan”, citohej në telegram. Në Maqedoni, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për Amerikën. “Lëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dhimbjen e popullit amerikan, shqiptarët e ndjejnë thellë çdo herë, por njëkohësisht edhe ndajnë hidhërimin e pafund me qytetarët e SHBA, në veçanti kur bëhet fjalë për ngjarje kaq shqetësuese ku pakuptueshëm humbin jetën fëmijë nga një akt çmendurie njerëzore siç ishte rasti tmerrues në Newtown, Connecticut. Lutjet tona i dedikohen prindërve dhe familjeve që humbën më të dashurit e tyre në këtë akt të tmerrshëm dhe ju sigurojmë që qëndrojmë pranë jush gjithmonë, në çaste krenarie dhe në kohë dhimbjeje, ashtu siç qëndruat ju pranë nesh, siç edhe vet Sekretarja Klinton e theksoi në Tiranë, në 100 vitet e kaluara, por do të qëndroni edhe në 100 vitet e ardhshme, përgjithmonë”, shprehej kreut të BDI-së.