Nishani garanton SHBA: Prioritet, pavaresia ne gjyqesor Rozeta Rapushi
Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, i siguroi dje ambasadorit amerikan, Aleksander Arvizu, se prioritet i presidences se tij, do te jete pavaresia e sistemit gjyqesor dhe rritja e besimit te gjyqtareve tek sistemi i drejtesise. Ne takimin e pare zyrtar, te zhvilluar me diplomatin e SHBA-se ne Presidence, qe nga zgjedhja e tij, Nishani siguroi gjithashtu per forcim te metejshem te bashkepunimit te ngushte mes dy vendeve. "Presidenti Nishani, ne pergjigje te interesimit te ambasadorit Arvizu, vuri ne dukje se nder prioritetet e presidences se tij, do te jene pavaresia e sistemit gjyqesor dhe rritja e besimit te gjyqtareve tek sistemi i drejtesise. Kreu i shtetit u shpreh me tej, se promovimi i gjyqtareve do te realizohet duke u bazuar ne merita, nepermjet nje procedure te hapur dhe transparente, me kritere te percaktuara qarte", - behet e ditur, pas takimit te djeshem mes dy personaliteteve. Gjate takimit u nenvizuan marredheniet e shkelqyera qe ekzistojne ndermjet dy vendeve, dhe bashkepunimi i gjate dhe eficent, ne te gjitha fushat. Presidenti Nishani, theksoi faktin se Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane miku me i madh i Shqiperise dhe i shqiptareve, si dhe e falenderoi ambasadorin amerikan per te gjithe angazhimin dhe bashkepunimin qe ka ofruar SHBA, ne zhvillimet e gjithanshme ne Shqiperi. Nga ana e tij, ambasadori amerikan Arvizu, i prezantoi Kryetarit te Shtetit, zevendesambasadorin amerikan Henry V. Jardine. Nderkohe qe Arvizu shprehu vleresimin e tij per zgjedhjen e presidentit Nishani ne krye te shtetit, dhe vleresoi qasjen e presidentit ne lidhje me reformimin e sistemit te drejtesise dhe fuqizimin e rolit te Keshillit te Larte te Drejtesise. Ambasadori amerikan garantoi gjithashtu, mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, per presidentin Nishani dhe vecanerisht ne perpjekjet e tij per reformimin e sistemit te drejtesise. Si dhe shprehu bindjen, se presidenti Nishani ka personalitetin dhe integritetin e duhur, per te garantuar bashkepunimin harmonik nderinstitucional, bazuar ne pavaresine dhe respektin e ndersjelle ndermjet institucioneve.
Kjo eshte vizita e pare, qe ambasadori i SHBA-se, beri ne Presidence. Menjehere pas ketij takimi, diplomati amerikan mberriti ne zyren e kryeministrit Berisha, ku kryefjale e takimit ishin marredheniet dypaleshe, forcimi dhe intensifikimi i tyre ne te gjitha fushat, me interes te ndersjelle, ndersa u shpreh kenaqesia per nivelin e shkelqyer te marredhenieve midis dy vendeve.
Kjo eshte vizita e pare, qe ambasadori i SHBA-se, beri ne Presidence. Menjehere pas ketij takimi, diplomati amerikan mberriti ne zyren e kryeministrit Berisha, ku kryefjale e takimit ishin marredheniet dypaleshe, forcimi dhe intensifikimi i tyre ne te gjitha fushat, me interes te ndersjelle, ndersa u shpreh kenaqesia per nivelin e shkelqyer te marredhenieve midis dy vendeve.