Nishani, lamtumirë Partisë Demokratike!

Ky largim vjen pas zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës dhe në zbatim të përcaktimit kushtetues, ku Presidenti i Republikës nuk mund të jetë anëtar i asnjë partie politike.
Presidenti i zgjedhur, Nishani, i ka adresuar kryetarit të Partisë Demokratike falënderimet për të gjithë vlerësimet që ka patur nga strukturat e kësaj partie gjatë viteve të angazhimit dhe veprimtarisë së tij politike.
Presidenti Nishani, ka shprehur të gjithë vlerësimin e tij për hapësirën dhe ambientin bashkëpunues që ka patur në strukturat e Partisë Demokratike, në promovimin e të gjitha vlerave demokratike dhe parimeve në të cilat ka besuar gjatë të gjithë kësaj periudhe.
Presidenti Nishani, me këtë rast, ka nënvizuar të gjithë përgjegjshmërinë e tij për të qenë një President tërësisht jashtë ndikimeve politike të çdo pale dhe një përfaqësues i interesave të qytetarëve, vendit dhe kombit./Start/
2012-07-20 14:01