E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Duhet debat serioz për heqjen e imunitetit

Sipas tij, fitues duhet të jetë sistemi, dhe jo politikanët.

“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka qënë në frymën e zhvillimeve evropiane, nuk ka arsye përse në vendin tonë të kemi një situatë të ndryshme në lidhje me imunitetet krahasuar me realitetet evropiane. Por, në të njëjtën kohë, çështje të tilla të cilat janë të rëndësishme dhe delikate për funksionimin e sistemit politik dhe të shtetit nuk duhet të bëhen objekt politikash apo mikropolitikash për interesa të vogla partiake. Nuk duhet të trajtohen me hipokrizi dhe nuk duhet të trajtohen në formën e fushatave të tipit komunist. Është momenti për një debat serioz, debat esencial dhe një rezultat që nuk do ketë fitues dhe humbës”,theksoi Dule.

Ai bëri përgjegjës klasën politike për dështimet e marrjes së statusit të vendit kandidat. /Start/

                                                                                             2012-07-20 16:17
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›