Ceremonia e presidentit të ri me të shtëna të simuluara topi
E ka bërë lëmsh të gjithë ceremoninë e inaugurimit fakti se presidenti i ri nuk ka mundësi të ngjisë një palë shkallë. Ceremonia do organizohet në Bulevard dhe jo në Pallatin e Brigadave, ku është bërë zakonisht.
Fillimisht ka lindur një problem se kush do jetë ai që do ia dorëzojë Kushtetutën Bujar Nishanit, kreu i Gjykatës së Lartë, apo kreu i Gjykatës Kushtetuese, raporton Shqip. Më përpara Kushtetuta i dorëzohej nga presidenti që linte detyrën.
Së dyti, do jetë vështirë që të ketë të shtëna me top, pasi në ambientet e Presidencës nuk ka një artileri të lehtë, por vetëm një kundërajror. Në këtë mënyrë po mendohet të simulohen të shtënat e topit.
Në ceremoni janë ftuar 600 persona. Bamir Topi nuk pritet të mbajë një fjalim përmbyllës të mandatit të tij.