Nishani minister i Brendshem rrezohet dekreti i Topit per akcizat

Kuvendi i Shqiperise ka miratuar Bujar Nishanin si minister te Brendshem me 73 vota pro. Nishani merr keshtu postin qe me pare mbahej nga Lulzim Basha. Deputetet e opozites nuk kane marre pjese ne procesin e votimit per emerimin dhe shkarkimin e ministrave.
Nishani eshte shkarkuar nga posti i ministrit te Drejtesise me 73 vota pro dhe dy kunder ndersa shkarkimi i Lulzim Bashes si minister i Brendshem eshte miratuar gjithashtu me 73 vota pro dhe dy kunder.
Basha u largua nga posti i ministrit per te garuar ne zgjedhjet lokale te 8 majit per Bashkine e Tiranes. Nishani rikthehet ne postin e ministrit te Brendshem pasi ai e ka mbajtur kete pozicion gjate viteve 2007-2009-te.
Pavaresisht ketij emerimi kabineti qeveritar mbetet ende i paplotesuar pasi posti i ministrise se Kultures pas largimit te Ferdinand Xhaferrit vazhdon te mbetet i paplotesuar si tashme krijohet edhe post vakant edhe ministria e Drejtesise.
Gjate seances se sotme ne Kuvend eshte rrezuar dekreti i presidentit Bamir Topi. Presidenti ktheu per rishqyrtim ligjin per akcizat me arsyetimin se binte ndesh me marreveshjen e Stabilizim-Asociimit qe Shqiperia ka nenshkruar me Bashkimin Evropian. Dekreti u rrezua me 73 vota pro.