Shkoder denoncohen perpjekjet per manipulimin e 8 majit

Kandidati i Partise Socialiste per bashkine Shkoder Genc Uruci ka shprehur shqetesimin e tij lidhur me ato qe ai e quan manipulim te procesit zgjedhor. Uruci ka theksuar se pushteti vendor qe drejtohet nga PD-ja po ben gjithcka per manipulimin e procesit te 8 majit duke nisur nga falsifikimi i kartave te identitetit dhe mungesa e adresave per rreth 30 te votuesve. Kandidati i PS-se ka denoncuar dhe grabitjen sipas tij te pronave te komunitetit mysliman dhe ortodoks ne Shkoder nga deputete te PD duke permendur rastin e ish turizmit Rozafa ne qender te qytetit te Shkodres. Ai tha se keto dy ceshtje do te ndiqen penalisht.