E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani nderon kreun e PAMECA III, Cecil Craig

Nishani me Craig duke i dorëzuar Medaljen e Nderit

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka dekoruar sot me Medaljen e Nderit, Cecil Craig, kreu i misionit të asistencës policore të Bashkimit Europiane PAMECA III, në përfundim të detyrës së tij. Medalja u akordua me motivacionin Për merita dhe shërbime të veçanta në asistencën e vazhdueshme për Policinë e Shtetit.

Nishani duke vlerësuar punën dhe kontributin që Craig, nënvizoi se falë kësaj ndihme dhe asistence, Policia e Shtetit është një nga insitucionet që ka pësuar një shndërrim të madh së pari në shërbim të sigurisë dhe së dyti në respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, edhe përmes luftës ndaj krimit.

Kryetari i Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi theksoi në fjalën e tij se angazhimi dhe profesionalizmi në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve nga stafi drejtues i misionit PAMECA III ka sjellë rezultate të prekshme për policinë shqiptare.

Shefi i misionit të asistencës policore të Bashkimit Europian PAMECA III Z. Cecil Craig, pas marrjes së medaljes, falenderoi për bashkëpunimin e ofruar nga të gjithë drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme për realizimin me sukses të projektit. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›