E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentativë për grabitje në Shkodër

Framcia që u tentua të grabitej (foto Shekulli)

Forca të policisë në vendngjarje

Grabitjet me armë zjarri janë shfaqur në qendër të qytetit të Shkodrës. Një ngjarje e tillë  është shënuar rreth orës, 17:30, në afërsi të poliklinikës në qytetin e Shkodrës, ku një farmaciste është grabitur nën kërcënimin e armës. Dy persona, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, njeri prej të cilëve me kaskë motori në kokë, kanë tentuar të realizojnë grabitjen. Njëri prej tyre ka qëndruar jashtë ambienteve të farmacisë, mbi një motorçikletë të ndezur, ndërsa tjetri me kaskë në kokë ka hyrë brenda dhe i ka kërkuar farmacistes paratë.

Ajo ka dalë nga banaku që është pranë derës dhe ka refuzuar të japë lekët, ndërsa është përpjekur të nxjerrë jashtë grabitësin duke e shtyrë. Në këtë moment, ai ka nxjerrë një armë zjarri, pistoletë me të cilën ka kërkënuar farmacisten. Kjo ka mundur ta shtyjë jashtë dhe të mbyllë derën me forcë nga brenda, ndërsa personi me kaskë në kokë dhe armë në dorë duke e parë se nuk po mundet të realizojë grabitjen e lekëve, ka mundur ti tërheqë me forcë farmacistes një zinxhir floriri që ajo e mbante në qafë, me vlerë rreth 50.000 lekë të reja

Ngjarja është parë dhe nga persona të tjerë, ndërsa grabitësi është larguar me shpejtësi me motorçikletën e ndezur që drejtohej nga shoku i tij që e priste në rrugë. Pasi janë marrë dëshmitë e së dëmtuarës dhe personave që kanë parë ngjarjen, polica po punon për identifikimin e kapjen e tyre. Mësohet se farmacistja ka bërë përshkrimin fizik të grabitësit. /Anila Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›