E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Shkodrës po mashtrohen

Gekorim me rastin e liberalizimit të vizave

Komunat Berdicë dhe Bushat në rrethin e Shkodrës kanë reaguar pas publikimit të lajmit për fluksin e banorëve të Nënshkodrës drejt Suedisë me qëllim përfitimin e azilit ekonomik. Sipas zyrës së shtypit të komunës Bushat, prej disa ditësh në zyrat e komunës Bushat ka pasur një fluks në rritje të banorëve të komunës, kryesisht të rinj të cilët tërheqin vërtetime të mostrajtimit me ndihme ekonomike si dhe një deklarim nga komuna se i interesuari nuk disponon biznes privat. Këto dokumenta i janë lëshuar të interesuarve konform ligjit dhe pa shkeljen më të vogël të tij.

Lidhur me qarkullimin e lajmit se Suedia pranon azil ekonomik deri me 10 maj sipas komunës Bushat është mashtrim i madh që i është bërë atyre nga persona apo kompani që mesa duket janë të interesuara për të shtuar fluksin e udhëtimeve drejt këtij shteti që natyrshëm shton dhe të ardhurat e tyre. Deri në këtë moment nuk ka asnjë konfirmim për pranim të azilit ekonomik nga pala suedeze, çka hedh poshtë pretendimet apo dhe dëshirën e aplikantëve që ditët e fundit janë dyndur në grupe drejt këtij vendi. Pala suedeze ka bërë të ditur se të gjithë personat që do të aplikojnë për azil ekonomik do të kthehen pas.

Ky fakt pas pak ditësh do të konfirmohet dhe nga një delegacion suedez i cili ka në përbërje dhe përfaqësues të qeverisë së këtij vendi dhe që do të jetë prezent në komunën e Bushatit në kuadër të bashkëpunimit me qeverinë e këtij vendi mik, thekson deklarata e zyrës së shtypit të komunës së Bushatit.

Burime jo zyrtare bëjnë të ditur strukturat e shtetit kanë nisur hetimet lidhur me këtë fenomen, ku vërtetimet e komunave janë ligjore dhe nuk ka raste të evidentuara se ato u janë dhënë personave që realisht nuk i plotësojnë kriteret e lëshuara në vërtetime. Mësohet gjithashtu se ka një rritje të çmimit të biletave drejt Suedisë, dhe shumica preferojnë të kalojnë nga Mali i Zi. /Anila Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›