Nishani në Beograd për sigurinë e kufijve
BEOGRAD-Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ndodhet në Beograd i ftuar në konferencën e 6-të ministrore për bashkëpunimin rajonal për sigurinë e kufijve. Në këtë konferencë marrin pjesë ministrat e Brendshëm të rajonit. Delegacionet do të paraqesin arritjet dhe miratimin e strategjisë trevjeçare. Sot, ministrat e Brendshëm të Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi, do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për planin e 2009-s. Dje, këtë konferencë e përshëndeti vetë presidenti serb, Boris Tadiç, ndërsa merrnin pjesë dhe drejtuesit e të gjitha agjencive ndërkombëtare të sigurisë. Theksi kryesor i kësaj konference në ditën e djeshme, ishte rritja e sigurisë në kufijtë e këtyre vendeve, për të parandaluar kështu edhe trafikun ilegal që kalon përmes këtyre vendeve.
(s.g/BalkanWeb)