E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Nishani sot në Kroaci për ceremoninë e anëtarësimit në BE

TIRANE- Me ftesë të Presidentit të Republikës së Kroacisë Ivo Josipoviæ, Presidenti i Republikës Bujar Nishani niset sot drejt Zagrebit në një vizitë zyrtare për të marrë pjesë në festimet e organizuara me rastin e hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian.

Zyra e Presidencës bën me dije se gjatë qëndrimit në Kroaci, Presidenti Nishani do të zhvillojë edhe një takim me Zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker. 

Kroacia zyrtarizon anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian, ditën e hënë më datë 1 Korrik.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Edi Rama në Kroaci për ceremoninë e anëtarësimit në BE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›