Nishani në Kukës, takon autoritetet vendore
Pas një vizite dy ditore në Kosovë, Presidenti Bujar Nishani ka zgjedhur të vizitojë qytetin e Kukësit në këtë post.
Gjatë takimeve me përfaqësuesit e pushteit vendorë në Bashkinë e qytetit, Presidenti ka komentuar vizitën e tij në Kosovë, si dhe rëndësinë e kufijve, kryesisht me Kosovën, pasi Kukësi përbën të vetme portë lidhëse me të. Ai ka vlerësuar banorët e Kukësit si dhe vetë Kukësin, për kontributin e këtij qyteti në luftën e Kosovës.
Nga ana tjetër, kryetar i bashkisë së Kukësit Hasan Halilaj ka vënë theksin në shkrirjen e doganave mes dy vendeve për ti dhënë frymëmarrje levizjes së mallrave, njerëzve dhe ideve.
Në 100 vjetorin e pavarësisë, Nishani tha se tashmë rruga e shqiptarëve është ajo e integrimit në Bashkimin Europian, mesazh të cilin, ai tha se e ka cuar gjatë vizitës në Kosovëedhe tek të gjithë bashkëkombasit.