Berisha përuron rrugën e Hamallajt: Të tjera investime në infrastrukturë

Kryeministri Berisha ka perseritur angazhimin e qeverise per vazhdimin e investimeve në funksion të një infrastrukture moderne për vendin, ndërsa ka akuzuar opoziten si penguese dhe kunder investimeve të huaja dhe atyre vendore.Teksa ka përuruar rrugen që lidh fshatrat e bashkisë së Sukthit dhe komunës së Manzës me plazhet e gjirit të Lalzit, ne Durres, Berisha garantoi se të tjera investime, duke e vlerësuar ndërtimin e rrugëve si faktor kyc të zhvillimit të një vendi.
“Kjo rrugë ka një impakt të madh në krijimin e vendeve të reja të punës në zonën tuaj, ka shumë pak kohë që ka përfunduar dhe numri I bizneseve po rritet me shpejtësi, prespektiva e fermave tuaja është shumë e madhe. Qëllimi i qeverisë është punësimi i qytetarëve shqiptarë. Këto vite kanë qenë vitet më të vështira për Europën që nga vitet 30. Viktima më e rëndë e kësaj krize ka qenë shklatërrimi i miliona vendeve të punës. Shqipëria është i vetmi vend i rajonit ku papunësia jo vetëm që su rrit ,po pësoi ulje progresive. Kjo ka ardhur si rezultat i përpjekjeve tona për krijimin e vendeve të punës.
Nga 2006 kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 10 mijë km rruga, ujësjellësa e kanalizime, shkolla. Rruga është kushti kryesor i zhvillimit. Me rrugën lind tregu, biznesi, ferma moderne, turizmi, shërbimet më të mira. Të gjitha këto kanë bërë që Shqipëria të ketë ulje të papunësisë. Ne përgjysmuam taksat për biznesin shqiptar, efekti i tij ishte 2 fishimi dhe trefishimi i numrit të bizneseve, punësimit dhe investimeve në to. Me luftën kundër korrupsionit ia dolëm të rritim me 15-16% investimet e huaja, ku kemi 3.2 miliardë investime të huaja brenda këtij viti. Rrugët janë interesi jetik i gjithë shqiptarëve pavarësisht nga bindjet politike” tha ai.
Krahas infrastrukturës Kryeministri nuk ka lëndë pa përmendur dhe rëndësinë e zhvillimit energjitik të vendit, duke shtuar se shumë shpejt vendi do të bëhet superfuqi energjitike dhe sektori provat do te kete gjithe lehtesirat qe meriton. Berisha ka deklaruar gjithashtu para banorëve durrsakë se qeveria do të vazhdojë me uljen e taksave dhe zvogëlimin e sektorit publik, ndërsa ka ironizuar sërish opozitën se me premtimin për rritje taksash po i largohet cdo ditë e më tepër pushtetit.
Rruga e re Hamallaj-Manëz-Tiranë me gjatësi 5,1 kilometra dhe gjerësi 6 metra përbën një investim prej 174.594.700 lekë, financuar nga qeveria shqiptare, BERZH dhe BEI.