E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani në SHBA, takim me Obamën

Në kuadër të punimeve të Sesionit të 67-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani janë takuar me Presidentin amerikan Barack Obama dhe bashkëshorten e tij, Michelle Obama, pikërisht në pritjen e dhënë për krerët e shteteve dhe të qeverive pjesëmarrës në sesionin e 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
 

Një fakt i tillë bëhet i ditur përmes një fotoje të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, ku paraqiten të dy homologët , sëbashku me bashkëshortet e tyre.
 

Gjatë qëndrimit në New York, Nishani ka marrë pjesë në takimin vjetor të Federatës Panshqiptare në Amerikë "Vatra", ku ishte ftuar edhe delegacioni i Kosovës.

Në fjalën përshëndetëse, Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen këtë kontribut, duke nënvizuar se përfaqësuesit e federatës "Vatra" meritojnë respektin maksimal të mbarë kombit shqiptar për kontributin e rëndësishëm në historinë e kombit, për atdhedashurinë e lartë me të cilën mbrojtën liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre etnike, në pavarësinë e Kosovës dhe demokratizimin e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›