E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani në darkën e Obamës, Panariti te Klinton

Fotografia e pare e Presidentit Nishani me Presidentin amerikan, Barak Obama

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panarit ka marrë një tjetër premtim nga  Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton për një vizitë në Shqipëri në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Ministri Panariti mori pjesë në darkën e shtruar nga Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, për nder të delegacioneve të vendeve anëtare të NATO-s.

Ministri Panariti vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë Shqipërisë dhe çështjes shqiptare. Me këtë rast, ai shprehu dëshirën që Klinton të vizitojë Shqipërinë në vigjilje të kremtimeve për 100-Vjetorin e Pavarësisë.

Nga ana e saj, Klinton vlerësoi zhvillimet pozitive në Shqipëri në kuadrin e procesit të marrjes së statusit kandidat në BE dhe shprehu mbështetjen e administratës amerikane në këtë drejtim. Gjithashtu, ajo përshëndeti kontributin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s në shërbim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë.

Ndëkraq, kryetari i Shtetit shqiptar dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani së bashku me Presidentin amerikan Barack Obama dhe bashkëshorten e tij, Michelle Obama në pritjen e dhënë për krerët e shteteve dhe të qeverive pjesëmarrës në sesionin e 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-s

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›