E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër aksidente në 1 orë, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Nga aksidenti tek Kthesa e Kamzes

TIRANE- Katër aksident me pasojë një të vdekur dhe katër të plagosur janë shënuar sot brenda 1 ore në kryeqytet. Aksidenti i parë u shënua rreth orës 15:00 tek vendi i quajtur rrethrrotullimi i Doganës, ku një këmbësor u përplas nga makina. I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit.  Pak më vonë thuajse në të njëjtin vend një tjetër person mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti .

Aksidenti tjetër u shënua në zonën e Paskuqanit ku nga përplasja e dy makinave, vetëm pak minuta pas aksidentit, gjeti vdekjen një nga drejtuesit e makinave, Bardhyl Haxhillari, 59 vjeç. Nga aksidenti mbeti e plagosur, 26-vjecarja Entela Jaho, pasagjere.

Brenda së njëjtës orë një tjetër aksident u shënua në zonën e quajtur Kthesa e Kamzës. Në aksident u përfshinë 3 automjete. Njëra prej tyre menjëherë pas përplasje u përfshi nga flakët. Sipas policisë 1 person ka mbetur i plagosur nga ky aksident.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›