E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat për “21 janarin”, Braçe: Miliona lekë për të përgjuar turmën

Deputeti socialist Erjon Braçe ka rikthyer debatin për 21 janarin, duke deklaruar në një konferencë për shtyp se Ministria e Mbrojtjes ka harxhuar miliona lekë për të përgjuar turmën e protestuesve të PS dhe opozitës.
 

“21 Janari ndryshoi jo vetëm marrëdhënien e Sali Berishës me Opozitën, marrëdhënien e Sali Berishës me shumicën e popullin që e kundërshton politikën, qeverisjen e korruptuar të tij.21 janari ndryshoi dhe mënyrën e përdorimit të parave publike, fondeve buxhetore të krijuara nga taksat që paguajnë shqiptarët, duke i orientuar ato nga blerja e materialeve ushtarake, pajisjeve dhe armëve luftarake për "kontrollin e turmave". Menjëherë pas 21 Janarit, Ministria e Brendëshme dhe Ministria e Mbrojtjes, ministri Lulëzim Basha dhe Ministri Arben Imami kanë orientuar fonde të mëdha pikërisht në blerjen e paisjeve për "identifikimin, përgjimin, kontrollin, neutralizimin e turmave". Po ndalem sot vetëm tek Ministria e Brendshme dhe kontrata e saj me vlerë 1.660.810 euro për të kuptuar se si Sali Berisha shpenzon paratë e shqiptarëve në mes të krizës më të madhe financiare dhe ekonomike për të "kontrolluar" popullin e tij” deklaroi Braçe.
 

Sipas tij kjo çështje i ka të dyja anët: përdorimin e parave për të kontrolluar popullin dhe mungesën e transparencës, procedurave ligjore, garave konkuruese për të mirëadministruar paratë e kufizuar shpenzimet pa hesap.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›