E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani nis te marten konsultimet per prokurorin e pergjithshem

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nis të martën konsultimet me përfaqësuesit e partive parlamentare për prokurorin e Përgjithshëm.

Siç njofton zyra e presidencës ditën e marte, dt. 20 nëntor 2012, do te zhvilloje takime te veçanta konsultuese me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, të cilat synojnë të evidentojnë vlerat më të mira që duhet të përfaqesojë figura e ardhshme e Prokurorit të Përgjithshëm, si një pozicion i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Takimet do të zhvillohen në mjediset e Presidencës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›