E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi i ceremonisë së kthimit të eshtrave të Mbretit Ahmet Zogu I në Tiranë

16-11-2012 / Gazeta 55

E premte, ora 08.15.
Mbërritja e eshtrave në Aeroport. Priten nga: Flamur Noka, Ministër i Brendshëm, Arben Imami, Ministër i Mbrojtjes, Aldo Bumçi, Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Princ Leka II, Elia Zaharia, Edith Harxhi, Zëvendësministre e Punëve te Jashtme,  Ekrem Spahiu, Zëvendësministër i Mbrojtjes, Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ermal Dredha, Drejtor i Protokollit të Shtetit, Gentiana Mburimi, Shefe e Sektorit të Ceremonialit, Ledio Nuraj, Këshilltar i Presidentit për Protokollin.

E premte, ora 08.30.
Eshtrat vendosen ne shtratin e topit dhe nisen drejt Banesës së Familjes Mbretërore, Rruga Murat Toptani, pallati i vjetër Mbretëror.

E shtunë,  ora 09.00.
Makina funebre merr eshtrat nga banesa e Familjes Mbretërore dhe i transporton drejt Pallatit të Brigadave, ku do të bëhen homazhet.

E shtunë, ora 10.00 – 12.00.
Ceremonia e homazheve në Pallatin e Brigadave.

E shtunë, ora 12.15
Ceremonia e inaugurimit të Mauzoleunit, ku do të flasin, Bujar Nishani, Presidenti i Republikës se Shqipërisë, Atifete Jahjaga, Presidente e Republikës se Kosovës, Princ Leka II.

E shtunë, ora 12.30.
Do të zhvillohet ceremonia e vendosjes së eshtrave në banesën e fundit (Mauzoleumi i Familjes Mbretërore) Shoqërohet me të shtëna topi (Ministria e Mbrojtjes).

E shtunë, ora 19.00 - 20.30.
Presidenti i Republikës do të shtrojë një darkë për pjesëmarrësit dhe familjarët në Pallatin e Brigadave.

         

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›