E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brikena Kasmi: E rëndësishme pjesëmarrja e grave në luftën kundër korrupsionit

16-11-2012 / Gazeta 55

Cikël seminaresh me temë "Korrupsioni dhe Gratë: Arritjet dhe Prioritetet e se Ardhmes"


Zëvendësministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi, shprehu dje rëndësinë që ka pjesëmarrja e grave në luftën kundër korrupsionit, në hapjen e një cikli seminaresh me temë "Korrupsioni dhe Gratë: Arritjet dhe Prioritetet e se Ardhmes", organizuar nga zyra e Kombeve te Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC) , në Tiranë.  Burime zyrtare nga ministria e Drejtësisë bënë të ditur se në fjalën përshëndetëse, Kasmi vuri në dukje rëndësinë që ka pjesëmarrja e grave në luftën kundër korrupsionit si dhe këndvështrimi i tyre ndaj kësaj çështje me qëllim që të jetë e mundur qe ai te luftohet me efikasitet. Kasmi gjithashtu theksoi rëndësinë e  rritjes se numrit të grave ne pozicione të larta në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Referuar punës së bërë në këtë drejtim, znj. Kasmi renditi disa nga përpjekjet e qeverise shqiptare, kryesisht të Ministrisë së Drejtësisë në fushën e legjislacionit antikorrupsion dhe të nismave të tjera ligjore që lidhen me të. Cikli i seminareve që po mbahen ne Tiranë në datat 13-16 Nentor 2012  po fokusohet mbi shqetësimet që kanë grupet e grave lidhur me pasojat e korrupsionit.  Në fund të seminareve, pritet të hartohet një platformë për dialog ndërmjet autoriteteve dhe grupeve të grave dhe hapi i parë do të jetë adresimi i shqetësimeve të grave në lidhje me korrupsionin.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›