Svoboda Statusi per Shqiperine i mundshem ne dhjetor
Në një intervistë eskluzive për gazetaren e ABC News Erisa Zykaj, me rastin e publikimit të librit “Zgjerimi, viti 2012, një angazhim progresiv”, autori kryesor i librit, Hannes Svoboda shpjegon se libri vjen në një moment kyç për të hedhur poshtë zërat populistë kundër vlerës politike ekonomike dhe sociale të zgjerimit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit. Hannes Swoboda deklaron, se BE-ja dëshiron të feston vitin e ardhshëm 10 vjetorin e samititi të Selanikut me vendet e Ballkanit si kandidate për anëtarësim. Në këtë kuadër Svoboda insiston, se 27 shtetet anëtare duhet t’i japin statusin e kandidatit Shqipërisë në dhjetor dhe hapjen e negociatave pas zgjedhjeve të 2013.
Në vijim intervista e plotë e eurodeputetit Hannes Svoboda
Pyetje: Ju thoni, se në libër vihet në pah, se Bashkimi Europian do të festojë 10 vjetorin e samitit të Selanikut të 2003 me vendet e Ballkanit si kandidate. Kjo nënkupton, se Shqipëria vitin tjetër duhet të jetë de facto kandidate. Besoni se shtetet anëtare do ti japin statusin e kandidatit Shqipërisë në dhjetor?
Hannes Svoboda: "Unë mendoj, që është e mundur. Duhet të bëhet, por sigurisht me një referencë për zgjedhjet e ardhshme. Në këtë referencë duhet të bëhet e qartë, se zgjedhjet e ardhshme janë vitale për hapjen e negociatave të anëtarêsimit me BE-në. Shtetet anëtare do të mblidhen në dhjetor dhe vendimi dhe orientimi i tyre do të jetë shumë i rëndësishëm.
Pyetje: Ju ishit zëri i parë zyrtar që propozoi 2 etapa për Shqipëirnë, së pari statusin në dhjetor dhe hapjen e negociatave pas zgjedhjeve. Komisioni Euroian ndoqi pikërisht këtë opsion. Mendoni realisht se shtetet anëtare në dhjetor do të ndjekin këtë linjë, ti thonë po statusit në dhjetor dhe do kondicionojnë negociatat e anëtarësimit me zgjedhjet e ardhshme?
Hannes Svoboda: Shpresoj, që Këshilli do të djekë këshillat e mia. Ato bazohen në argumente të arsyeshme. Këshilli i ministrave jo gjithnjë është i arsyeshëm. Por unë shpresoj, që në këtë rast do të ndjekë këtë linjë, sepse nga një anë do ti ofrojë Shqipërisë shpreën dhe vizionin për të ardhmen europiane të vendit dhe nga ana tjetër do të shtojë presionin për të zhvilluar zgjedhje shumë të mira, pasi gjatë proçeseve zgjedhore në Shqipëri ose ka patur parregullsi, ose ka patur çregullime, ose ka patur që nuk kanë pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Pra, të paktën këtë radhë qytetarët e Shqipërisë duan zgjedhje shumë të mira që të mos kontestohen nga asnjë palë.