E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani optimist për marrjen e statusit në fund të vitit

Në takimin e kryetarëve të Procesit të Bërdo-s, Slloveni, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani deklaroi se pas përmbushjes së rekomandimeve ka më shumë optimizëm për marrjen e statusit të vendit kandidat të bazuar në meritë, këtë fundviti.

“Mbetemi plotësisht të përkushtuar në intensifikimin e luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar, forcimin e shtetit të së drejtës dhe përshpejtimin e ritmit të reformave për arritjen e standardeve evropiane. Ky është një proces që kërkon vijueshmëri. Kështu, do t`u ofrojmë qytetarëve tanë shërbime të cilësisë evropiane dhe do të arrijmë objektivin më parësor strategjik, integrimin evropian”- deklaroi Presidenti Nishani.

Në prani të presidentëve të vendeve të rajonit dhe presidentit francez Hollande, presidenti Nishani nënvizoi në fjalën e tij edhe faktin se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ndërruar faqen e historisë, duke u shndërruar nga burim kokëçarjesh, në hapësirën e mundësive të shumta që duhen shfrytëzuar nëpërmjet projekteve konkrete të bashkëpunimit./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›