“Qeveria diskriminoi Gjakovën”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, deklaron publikisht se vota e tij do të jetë kundër në seance ku do të votohet Rishikimi i Buxhetit të Kosovës për këtë vit.
Arsye për të votuar kundër Rishikimit të Buxhetit të Kosovës për këtë vit është pikërisht refuzimi i këkesës së Komunës së Gjakovës për dy milion euro shtesë në buxhetin e saj.
Deputeti Daut Haradinaj ka thënë se refuzimi i kërkesës së Komunës së Gjakovës është bërë me qëllim të diskriminimit të njërës prej komunave që edhe ashtu ka më së shumti nevojë për mbështetje nga qeveria, për zhvillim ekonomik dhe jetë më të mire të qytetarëve të saj.
Andaj, votai me do të jetë kundër, në seance për Rishikimin e Buxhetit për këtë vit, ka thënë deputeti Daut Haradinaj./Indeksonline/