E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendësambasadori i Kosovës: A keni tru?

Në Ambasadën e Kosovës në Lubjanë të Sllovenisë, bashkatdhetarët përballen me arrogancën e zv/ambasadorit, Naser Idrizi. Mes tjerash, ai i fton ata që të përdorin trurin, raporton KTV .

Kurse, një kosovari, që jeton në Itali, por ka kërkuar ndihmë në Slloveni, ai ia përplas derën. Ky i fundit e ka filmuar gjithë ngjarjen. Ambasada e Kosovës në Slloveni është udhëhequr deri vonë nga ish-deputetja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, e cila në ndërkohë ka kaluar në Bruksel.

KTV-ja ka dërguar një e-mail në ambasadën e Kosovës në Lubjanë, të mërkurën në mbrëmje, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Koment nuk ka pasur as Zyra për Informim e Ministrisë së Jashtme në Prishtinë./Indeksonline/. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›