E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovarët: U keqtrajtuam shumë (Video)

(E plotësuar) 10:03 - Valdet Islami nga Deçani, pas kthimit ka mbetur jashtë Aeroportit, duke pritur që t’i ndihmonte dikush për tu kthyer në shtëpi, pasi që nuk kishte të holla për të paguar transportin.

Ai pohon se për tu kthyer në Kosovë, i është kërkuar që të paguaj personalisht biletën, ashtu si edhe shumë shqiptarëve të tjerë.

“Një përkthyer i Shqipërisë më ka thënë se duhet të paguaj njëherë vetëm 5 përqind të biletës, por pastaj më kanë thënë që të paguaj komplet biletën për tu kthyer. Kam paguar 280 euro”, ka thënë Islami.

21 vjeçari thotë se donte të emigrohej në Francë, dhe se për të arritur atje i ishin kërkuar gjithsej 1700 euro.

“Jemi trajtuar si kafshë, 2-3 rriska bukë”, ka theksuar Islami.

I pyetur nëse do të zbulojë emrin e personit para policisë, që donte ta emigronte për në Francë, Islami ka thënë se një gjë të tillë do ta bëjë vetëm në qoftëse nuk i’a kthen të hollat.

-----

08:35 -Bashkim Ajeti, nga fshati Gllogovc i Komunës së Lipjanit, rrëfen për ditët që i ka kaluar në kampin hungarez.

Ajeti, i lodhur nga gjithë këto ditë të “zeza” shprehet tejet i dëshpëruar, që nuk e ka realizuar qëllimin. Ai thotë se donte të emigronte për një jetë më të mirë.

“Atje kam qenë prej datës 1 korrik, sjelljet nuk i kanë pasur edhe aq të këqija, por nuk kemi qenë edhe shumë të lirë, kemi qenë të mbyllur. Ushqimi ka qenë në gjendje shumë të keqe. I kemi pasur dy rriska bukë dhe pak mjaltë, në drekë do lloj pasuli nëse mundem me i thanë, s’ka qenë as pasul, shumica e shqiptarëve nuk e kanë konsumu. Këtë e kanë bërë me qëllim, pasi që e patën hapur një shoping aty me qëllim për të përfituar. Kanë qenë çmimet shumë të shtrenjta, por që nuk kishim qare pa marrë dicka”, ka rrëfyer Ajeti për Indeksonline. 

Ajeti, pohon se kushtet e rënda ekonomike, e kanë shtyre të kërkojë statusin e emigrantit.

“Paj vallahi kushtet ekonomike. Me shpresën se do të kemi një jetë më të mirë në të ardhmen se sa në Kosovë”.


......................

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka arritur kontingjenti i parë prej 110 qytetarëve të Republikës së Kosovës nga Budapesti i Hungarisë.

Për të pritur kthimin e tyre, në Aeroport prezent ishin ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Lorent Balla.

Nga ana e tyre, kosovarët janë ankuar për kushte të rënda gjatë qëndrimit atje, duke thënë se kanë qenë tejet të maltretuar nga pala hungareze. Por një gjë të tillë kanë mohuar Ministri Rexhepi dhe Ambasadori Balla./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›