Nishani per protestat Policia do te zbatoje ligjin

Ne diten e dyte te protestes se simpatizanteve te Partisë socialiste ne komisisonin qendror te zgjedhjeve, ministry i Brendshem Bujar Nishani siguroi se ligji do te respektohet ne çdo aspekt, te tij por ne te njeten kohe duke ruajtur lirite dhe te drejtat e qytetareve.
“Sot Shqipëria ka të gjitha institucionet e saj të konsoliduara në zbatim të ligjit të cilat kanë të gjitha aftësitë profesionale dhe logjistike për të përmbushur misionet e tyre në rastin e garantimit të rendit dhe qetësisë publike dhe mbi të gjitha të sigurisë, jo vetëm të institucioneve që janë shumë të rëndësishme, por të çdo qytetari të thjeshtë kudo që ai është”- tha Nishani.
Kreu i ministrise se Brendshme tha se Shqiperia i ka te gjitha institucionet funksionale per ta zbatuar ligjin ndersa shtoi se policia e shtetit do te siguroje zbatimin e tij ne protesten para ambienteve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
“Policia e shtetit ashtu siç ka vepruar deri më sot do vazhdojë të përmbushë mission e saj, do vazhdojë të përmbushë detyrën e saj përballë ligjit, por mbi të gjitha përballë asaj që qytetarët, taksapaguesit shqiptarë kërkojnë dhe e ngarkojnë policinë e shtetit për të garantuar rendin, qetësinë publike, jetën dhe sigurinë e tyre”- tha Nishani.
Deklaratat e Nishanit erdhen pas projektit te organizuar nga Pameca, ambasada Britanike dhe ministria e Arsimit per emancipimin e qytetareve dhe femijeve mbi rregullat e qarkullimit rrugor.
Jul Kasapi