Rama Te nderhyjne nderkombetaret. Kallezim penal 4 anetareve te KQZ
Lideri i opozitës Edi Rama ka kërkuar ndihmën e ndërkombëtarëve si Shtetetve të Bashkuara të Amerikës, OSBE– së që të ndërhyjnë për të ndalur numërimin e kutive në KQZ duke e cilësuar këtë proces si krimin elektoral të radhës. Rama u shpreh se ne orët në vijim, Partia Socialiste do të depozitojë kallzim penal për katër anëtarët e KQZ-se, ndërkohë që i ka kërkuar prokurorisë të nisë hetimet. Ai u shpreh se opozita shqiptare është e gatshme për të kërkuar çdo rrugëdalje politike e demokratike. Ndërkohë që Partia Socialiste në orët në vijim.
“Ne duam të besojmë me gjitha zemër se komuniteti ndërkombëtar duhet të hyjë në mbrojtje të lirisë, demokracisë, stabilitetit të këtij vendi duke mos lejuar që të konsumohet deri në fund një maskaradë me kosto marramendëse për të ardhmen e afërt të Shqipërisë. Apeli ynë i drejtohet edhe presidentit të republikës si garant i Kushtetutës dhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësië që të veprojë në mbrojtje të unitetit kombëtar dhe stabilitetit demokratik të vendit duke marrë në mbrojtje institucionin e votës së lirë si themeli I unitetit dhe të stabilitetit. Opozita shqiptare do të kërkojë në orët në vijim, përmes një kallëzimi penal për shpërdorim detyre dhe falsifikim të rezultatit zgjedhor nga ana e katër anëtarëve të KQZ ndërhyrjen e prokurorisë për të administruar me shpejtësi të gjitha provat e krimit electoral”- tha kreu i PS.
Gjatë fjalës së tij Rama ka shprehur edhe keqardhje për anullimin e vizitës se kreut të Komisionit Europian Barroso. Kjo sipas tij nuk është një ogur i mirë për Shqipërinë.
“Ky është një sinjal aspak ogurmirë për Shqipërinë, por edhe një reagim kuptimplotë I BE në kushtet kur vendi ynë po përjeton dhimbjet e dështimit dramatic të procesit zgjedhor të 8 Majit”- tha Rama.
Edi Rama u shpreh se opozita shqiptare është e gatshme për të kërkuar çdo rrugëdalje, politike e demokratike.
Edlira Sulejmani