E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Shtyrja e vizites se Barroso shans i vonuar

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka deklaruar  se shtyrja e vizitës së Presidentit të Komisionit Europian, Barrozo, është një zhvillim jo i këndshëm dhe një shans i vonuar për Shqipërinë.

Vizita e komisionerit, sipas presidentit pritej të konfirmonte një fazë të re afrimi të vendit tonë me Bashkimin Europian, është shprehur zoti Topi.

Zhvillimet e fundit politike në Tiranë, dhanë sinjalin e gabuar dhe përgjegjësia kryesore për vonesën e kësaj mundësie bie direkt mbi partitë kryesore politike, udhëheqjen, militantët dhe sjelljen e tyre.

Në këto çaste të vështira politike, thirrja dhe apeli i kryetarit të shtetit, dhe i shumicës së qytetarëve të këtij vendi, është rikthimi i normalitetit demokratik, mbizotërimi i interesave publike mbi ato partiake, dhe përgjegjësia për të dëshmuar aftësi udhëheqëse në gjetjen e rrugëve ligjore e demokratike të zgjidhjes së problemeve të krijuara, ka deklaruar presidenti Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›