Proteste per voten opozita del ne rruge ne disa qytete

Qindra mbështetës të Partisë Socialiste në qytetin e Fierit janë mbledhur për të protestuar në sheshin “Fitorja” të qytetit në mbështetje të protestës që prej 2 ditësh po zhvillohet para KQZ-së në Tiranë. Protestuesit e nisur nga sheshi “Fitorja” i janë drejtuar hyrjes së qytetit duke lëshuar thirrje në mbrojtje të votës. Pas marshimit të rreth 5 km në këmbë deri në urën e Mbrostarit
protestuesit i kanë venë flakën disa gomave në mes të rrugës duke
bllokuar qarkullimin në të për rreth 2 orë. Grupi i protestuesve
drejtohej nga deputeti socialist Gramoz Ruçi.
Ndërsa mbështetësit e Partisë Socialiste në Durrës e kanë nisur marshimin e tyre nga qendra e qytetit drejt autostradës Tiranë-Durrës, ku kanë përshkruar rreth 5 km të saj këmbë. Qarkullimi i automjeteve është bllokuar edhe në këtë aks rrugor nga protestuesit të cilët lëshonin thirrje në mbështetjë të protestuesve para KQZ-së në Tiranë, në mbrojtje sipas tyre të votës së lirë. Protesta e qytetarëve të Durrësit është udhëhequr nga deputeti socialist Blendi Klosi.
Edhe në qytetin e Kavajës protestuesit socialistë kanë bllokuar rrugën tek Ura e Drazhit në aksin nacional Rrogozhinë- Kavajë. Rreth 300 protestues duke hedhur thirrje kundër procesit të numërimit të votave në KQZ, kanë djegur goma makinash duke bllokuar aksin rrugor.
Protestuesit në Vlorë pas grumbullimit në sheshin e qytetit i janë drejtuar hyrjes së tij me thirrje në mbrojtje të votës duke bllokuar rrugën Fier - Vlorë për rreth një orë. Deputetët socialistë Eltar Deda, Fatmir Toçi dhe Arben Isaraj kanë qenë në krye të protestuesve deri në përfundimin e saj.
Edhe në Lezhë, autostrada Lezhë-Tiranë është bllokuar nga protestuesit socialistë për rreth 1 orë në afërsi të Laçit. Protestat në qytetet e vendit janë shoqëruar nga prania e një numri të madh forcash policore për të ruajtur rendin dhe qetësinë.
Olgera Muka