E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani pret ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu është takuar sot me Presidentin e vendit, Bujar Nishani. Takimi i parë mes dy zyrtarëve të lartë vjen vetëm pak ditë pas dekretimit të kreut të ri të SHISH, dekret ky që sipas reagimeve të para, nuk është pritur mirë nga ambasada amerikane, raporton Ora News.

Edhe pse vetë ambasadori Arvizu nuk ka bërë asnjë koment për zëvendësimin e kreut të SHISH, Bahri Shaqiri me Visho Likën, burime nga ambasada thanë në ditën e dekretimit se ishin befasuar nga kjo lëvizje dhe se nuk ishin njoftuar më parë.

Po ashtu burimet shtuan se dekreti i Presidentit kishte qenë shumë e shpejtë, nisur nga fakti që propozimi i Kryeministrit ishte bërë vetëm pak orë para firmës së Nishanit. I pyetur pak ditë më parë për këtë çështje, Arvizu tha se nuk do të fliste tani, duke lënë të nënkuptohet se do të ketë një reagim zyrtar në ditët në vijim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›