E Shtunë, 31 Tetor 2026

ALEAT: Të hënën vetëm shërbimi fast track

TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njoftoi sot se ditën e hënë kompania ALEAT do të mbajë të hapura vetëm sportelet për aplikimet dhe ato të shpërndarjes në polici, për shërbimin me kohë të shpejtë, i quajtur ndryshe fast track.

Si kompani private, në zbatim të Kodit të Punës, ditën e hënë më datë 20 gusht 2012, kompania ALEAT e ka ditë pushimi zyrtare, pasi festa e Bajramit të Madh bie ditën e djel, më datë 19 gusht 2012, por me kërkesë të Ministrisë se Brendshme kompania ka pranaur që të ofrojë vetëm këtë shërbim gjatë ditës së hënë.

Ndërkaq, sportelët për shërbimin e zakonshëm do të jenë të mbyllura, për tu hapur normalisht një ditë më vonë,  diten e martë, datë 21 gusht 2012 dhe në vijim.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile sqaroi gjithashtu se ditën e hënë, më datë 20 gusht, shërbimi shtetëror në zyrat e gjendjes civile do të jete i hapur në oraret e zakonshme të punës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›