E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKR-ja në Podujevë drejt shuarjes

Edhe pse nuk as një këshilltarë në Kuvendnin Komunal të Podujevës, tri nëndegë të Aleanca Kosova e Re, në këtë komunë pritet që ti bashkohen nesër Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma.

“Ne kuadër te `Dyerve te Hapura` në AAK, të mërkurën (nesër) ne Besianë (ish-Podujevë) aderojnë në AAK tri nëndege të AKR-se. Mire se vini në Vizionin Haradinaj”, ka shënuar Lumja në rrjetin facebook.

AAK-ja ka 6 këshilltarë komunal ne Podujevës, ndërkohë AKR asnjë.

Në mars të vitin 2012, kryetari i degës së AKR në Podujevë, Avni Ajeti, kishte braktisur AKR-në, duke aderuar në LDK. Ajeti kishte thënë se arsye të largimit të tij nga AKR-ja janë pakënaqësia e tij me performancën e AKR-së në ekzekutiv, si pjesë e koalicionit qeverisës.

Që nga ikja e Ajetit, AKR-ja ka mbetet pa kryetarë degë në Podujevë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›