Topi lider partie? Nesër takim me FRD
Ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi do të takohet nesër në orën 10:00 me grupin nismëtar të Frymës së Re Demokratike. Ky takim vjen me ftesë të vetë grupit nismëtar te FRD-së, vendim ky që doli nga mbledhja e sotme e grupit nismëtar të kësaj partie.
Ky takim ishte paralajmëruar dy ditë më parë për Ora News nga anëtari i grupit nismëtar të FRD, Aleksandër Biberaj, i cili shprehu dhe bindjen se FRD do të jetë forcë e parë në zjedhjet e ardhshme, ndërsa përjashtoi cdo mundësi koalicioni qoftë me PS ashtu dhe me PD.
Ende nuk dihet se cila do të jetë kryefjala e këtij takimi, por me shumë gjasa nesër do të marrë përgjigje ajo cfarë shumë është aluduar prej shumë kohësh, marrja e drejtimit të kësaj partie nga zoti. Topi.