E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarësimi në NATO, Meta: Festë jo vetëm e politikës

Kreu i LSI-së e konsideron të padenja festimet që u bënë në nder të anëtarësimit në NATO, nga të dy forcat politike PS dhe PD. Në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit Europian të Tiranës, kreu i LSI-së tha se anëtarësimi në NATO është festë e të gjithë shqiptarëve dhe e asnjë force politike në veçanti. Duke iu referuar mundësisë për bashkëpunim pas zgjedhor me PS-në, Meta tha se nuk ka ndryshuar qëndrimi i forcës së tij politike, por thjeshtë ajo nuk ranë në grackën e diversionit që Berisha kërkoi të bëntë ndaj të majtës. Meta foli edhe për angazhimin e të rinjve në politike dhe punësimin e tyre. Ai tha se LSI-ja do të krijojë më shumë hapësira për punësimin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›