E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani:Letërnjoftimet,gati për aplikantët

Ministri i Brendshëm,Bujar Nishani duke folur për procesin e kartave të identitetit theksoi se procesi i kartave po eçën në mënyrë shumë normale."Janë vendosur të gjitha kapacitetet për aplikimet për letënjoftime",u shpreh ai. Sipas ministrit, "Deri tani kanë dorëzuar aplikimin e tyre 200.000 shtetas shqiptare, dhe deri tani janë shpërndarë mbi 20 000 letënjofime", shpjegoi Nishani. Sipas ministrit gati 40% e atyre qytetarëve që kanë aplikuar deri në 7-mars janë qytetarë që nuk disponojnë pasaporta.Sipas Nishanit, në njësitë bashkiake të qyteteve të ndryshme janë gati letërnjoftimet për aplikantët e parë."Në zyrat e aplikimit janë të gatshme për t'u shpërndarë letërnjoftimet për të gjithë ata që kanë aplikuar në fund të muajit shkurt. Ftoj qytetarët që të shkojnë të marrin letërnjoftimet", ka pohuar Nishani.Lidhur me mungesën e personave në listat që ministria e Brendshme ka publikuar, Nishani tha se lista është një listë zyrtare,tranparente që ministria që ai drejton ia ka dërguar çdo komune. "Çdo qytetar ka mundësinë të shohë nëse është në lista apo jo", shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›