E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Nuk ka mungesë emrash në listat e publikuara nga MB

Ministri i Brendshëm,Bujar Nishani duke folur për procesin e kartave të identitetit theksoi se procesi i kartave po ecën në mënyrë shumë normale."Janë vendosur të gjitha kapacitetet për aplikimet për letënjoftime",u shpreh ai."Deri tani kanë dorëzuar aplikimin e tyre 200.000 shtetas shqiptarë, dhe janë shpërndarë mbi 20 000 letënjofime", shpjegoi Nishani.Sipas ministrit gati 40% e atyre qytetarëve që kanë aplikuar deri në 7-mars janë qytetarë që nuk disponojnë pasaporta. Lidhur me mugesën e personave në listat që ministria e Brendshme ka publikuar, Nishani tha se lista është një listë zyrtare,tranparente që ministria që ai drejton ia ka dërguar çdo komune dhe në këto lista nuk ka asnjë mungesë. "Çdo qytetar ka mundësinë të shohë nëse është në lista apo jo", shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›