E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi:Rama nuk mund të flasë për moral

Kuvend-Aldo Bumçi, zëdhënës i grupi parlamentar të PD-së duke akuzuar Edi Ramën, deklaroi se Rama qytetar nuk mund të jetë i ndarë nga Rama kryetar. Sipas Bumçit, qytetari Rama nuk mund të jetë përfaqësuesi jonë,ai nuk mund të flasë për moral. Sipas zëdhënësit të grupit parlamentar të PD-së, Rama nuk mund të flasë për mbështetje dhe ndihmë ndaj gruas kur ai shkatërroi gruan e tij. Ndërkohë që deputeti i PS-së, Marko Bello deklaroi se qeveria aktuale po përfshihet në skandale të njëpasnjëshme. "Qeveria Berisha ka përpahur korrupsionin në të gjitha qelizat e shoqërisë", tha ai. Sipas tij edhe takimi që Berisha mbajti me mësuesit me rastin e 7-marsit ishte një farsë, dhe për mbledhjen e tyre u përfdorën para nga taksat e qyetetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›