E Diel, 1 Nëntor 2026

Oketa -Mesiç:Shqipëria e Kroacia me të njëjtat objektiva

Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Kroaci,në kuadër të bashkëpunimit dy palësh. Gjatë vizitës në Kroaci Oketa përveç takimit me homologun e tij Branko Vukeliç është pritur edhë nga presidenti kroat Stjepan Mesiç. Presidenti kroat është shprehur se ashtu si më parë duhet të bashkëpunohet itensivisht edhe në të ardhmen sepse Shqipëria e Kroacia ndajnë të njëjtat objektiva,siç është integrimi në NATO dhe në Bashkimin Europian. Sipas presidentit kroat Stjepan Mesiç kjo vizitë do t'i forcojë më tej marrëdheniet mes Shqipërise dhe Kroacisë në fushën ushtarake. Ministri Oketa ka vlerësuar marrdhënet e mira mes dy vendeve,duke u shprehur se duhet ta zgjerojmë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera, duke e përfshirë edhe në fushen e mbrojtjes si dy aleate të ardhshme të NATO-s. Oketa gjatë takimit me presidentin Mesiç, e ka falenderuar atë për qendrimin e Kroacisë në çështjen e Kosovës dhe njohjen e pavarsisë së saj. Gjatë takimit me homologun kroat Branko Vukeliç ,Oketa është shprehur se," Pas anëtarësimit në NATO- që jam i sigurt që do të ndodhë në samitin e ardhshëm ,puna që na pret është akoma më e madhe dhe pëgjegjësite janë të shumta". Oketa nënvizoi se Shqipëria e mbështet zgjerimin e Kartës se Adriatikut. "Qeveria shqiptare ka theksuar gjithmonë bindjen e saj se e ardhmja e rajonit dhe të gjitha vendeve tona është integrimi në strukturat e NATO-s dhe BE",u shpreh Oketa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›