KASH: Bujqësia nuk preket nga kriza ekonomike
Niveli i ulët i zhvillimit të bujqësisë në vendin tonë ka shërbyer si avantazh për ta mbrojtur këtë sektor nga kriza ekonomike globale. Drejtuesit e KASH shpjegojnë se fermerët tanë prodhojnë kryesisht për tregun vendas dhe nuk eksportojnë.
TIRANE- Në kushtet e krizës ekonomike globale, niveli i ulët i zhvillimit të bujqësisë në vendin tonë ka shërbyer si avantazh, pasi e ka mbrojtur këtë sektor nga efektet e jashtme. Duke qenë se fermerët tanë prodhojnë kryesisht për të plotësuar kërkesat e vendit dhe nuk eksportojnë gjatë gjithë vitit, por vetëm në sezone, atëherë ata nuk kërcënohen nga rënia e prodhimit, si pasojë e uljes së kërkesave nga vendet porositëse.
Sipas Enver Ferizaj, kryetarit të Këshillit të Agrobiznesit shqiptarë sto vende që do të preken nga kriza janë ata të cilët kanë për bazë eksportin.
”Nuk mund të them që Shqipëria nuk është prekur, ajo është prekur nga kjo krizë në eksportin e mineraleve, por nuk mund të them se është prekur në eksportin e bujqësisë pasi ne nuk kemi eksport gjithëvjetor të prodhimeve bujqësore, ne kemi eksport sezonal”, u shpreh Ferizaj në një intervistë dhënë për “NEWS24”.
Drejtuesit e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar deklarojnë se rrezik për fermerët do të ishte ulja e çmimeve të prodhimeve bujqësore, si pasojë e rënies së konsumit. Një fenomen që po ndihet aktualisht në të gjithë botën, si tregues i krizës ekonomike. Drejtuesit e këshillit të agrobiznesit shprehen se problem mbetet marrëdhënia e fermerëve me bankat, pasi këto të fundit vazhdojnë ta shohin me shumë risk këtë sektor. Por sipas KASH-it, fondi prej 15 milionë dollarë i parashikuar në buxhetin e shtetit të këtij viti është një ndihmë për këtë sektor, veçanërisht për degët që japin ndikimin më të madh në zhvillimin e bujqësisë. (a.r/news24/balkanweb)