E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nisi muaji i shenjtë i Ramazanit, besimtarët myslimanë agjërojnë deri në 29 mars

Sot nisi Ramazani, muaji i shenjtë i agjërimit për të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në botë.

Ramazani është muaj ku besimtarët ndërpresin ushqimin dhe ujin duke filluar që nga nisja e agimit e deri në perëndimin e diellit.

Dita e fundit e Ramazanit është më 29 mars, ndërsa më 30 mars kremtohet festa e Bajramit.

Ndërkohë Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka përcjellë ditën e djeshme një mesazh urimi për të gjithë besimtarët, duke e cilësuar Ramazanin si një muaj përkushtimi dhe solidariteti.

“Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, Nesër, më 1 mars, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, një muaj i bekuar reflektimi, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror. Me zemrën plot mirënjohje ndaj Krijuesit të gjithësisë, i Cili na mundësoi ta arrijmë sërish këtë muaj të shenjtë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një agjërim të lehtë dhe të pranuar, si në emrin tim personal, po ashtu edhe në emër të institucionit që unë drejtoj”, tha Bujar Spahiu.

Spahiu thotë se në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit duhet të tregojmë me shumë dhembshuri dhe kujdes për më të dobëtit.

“Ramazani është gjithashtu muaji i solidaritetit dhe i vëllazërisë. Ai na kujton përgjegjësinë tonë ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe na fton të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për më të dobëtit. Në këtë muaj të shenjtë, le të forcojmë jo vetëm lidhjet tona me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi, duke e bërë komunitetin tonë më të ndjeshëm dhe më të bashkuar”, shtoi Bujar Spahiu

Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë 30 ditë duke shmangur ushqimin, lëngjet dhe çdo sjellje negative.

Kalendari zyrtar i muajit të Ramazanit

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›