E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin aplikimet të Festivalit Teatror të të Rinjve

Teatri kombëtar shpalli aplikimet për vitin 2010 të Festivalit teatror të të rinjve. Festivali i sivjetshëm i cili menaxhohet nga Drejtoria e Politikave të Artit në Ministrinë e Kulturës dhe Rinisë e drejtuar nga Nikolla Lena dhe nga regjisori Adonis Filipi për teatrin kombëtar edhe këtë vit do të selektojë si fituese 6 deri në 7 projekte.

Ndërsa drejtuesit e Festivalit rinor teatror shprehen se do të ketë më shumë hapësira për prurjet e pjesmarrësve të projekteve teatrore, numri i pranimit në konkurrim dhe rrymave teatrore do të jetë më i lartë duke synuar në politika sa më pranë konkurrentëve si dhe hyrjes vlerave të reja në teatrin kombtar.

Fondi publik i akorduar nga MTKRS ndryshe nga një vit më parë vihet re se është reduktuar ndjeshëm krahasuar me vjet në 40 milionë lekë.

Ky projekt Festival është konceptuar si konkurs i hapur që u jep mundësinë artistëve të rinj të regjisë, skenografisë, kostumografisë dhe aktrimit, të debutojnë krijimet e tyre në skenën e TK, me qëllim zbulimin dhe evidentimin e talenteve të reja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›