Nisin bisedimet për çështjet teknike

Në Bruksel ka filluar takimi midis grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë për çështje teknike. Në takimin e sotëm do të flitet për çështje të telekomunikacionit dhe energjetikës.
Ekipi i Kosovës udhëhiqet nga nga zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri ndërsa në kuadër të ekipit serb janë edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Lajic dhe ministrja për energjetikë, Zorana Mihajlovic.
Shefi i ekipit të bisedimeve teknike të Serbisë, Dejan Pavicevic para fillimet të bisedimeve ka deklaruar se pret që të dyja palët të ofrojnë qëndrimet më shumë, sesa në bisedimet e mëparshme, raportojnë mediat serbe.
Prishtina dhe Beogradi kanë arritur deri më tani një sërë marrëveshjesh në kuadër të dialogut teknik në Bruksel, por zbatimi i tyre ka ngecur./Indeksonline/