Jahjaga takon liderët

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në fund të këtij muaji do t’i takojë liderët e partive politike për të diskutuar rreth caktimit të datës për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë komunash.
Këshilltari politik i presidentes Jahjaga, Ramush Tahiri, ka thënë për “Epokën e re” se ky do të jetë takimi i fundit në rast se partitë politike përafrojnë qëndrimet. “Nëse do të ketë pajtueshmëri, atëherë pas këtij takimi presidentja do ta shpallë datën e zgjedhjeve lokale”, ka thënë Tahiri.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në fund të këtij muaji do t’i takojë liderët e partive politike, ku do t’i vazhdojë konsultat për caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetarë komunash./Indeksonline/